Shabani: Mund të shënonim edhe më shumë

Futboll

Shabani: Mund të shënonim edhe më shumë

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 19:35
Bunjamin Shabani

Pas fitores 1-0 të Strugës ndaj Buducnost në ndeshjen e vlefshme për raundit e dytë eliminator të Conference League,

Bunjamin Shabani theksoi se skuadra mund të shënonte edhe më shumë, por shtoi se rezultati 1-0 nuk është i keq.

“Në pjesën e parë kishim shumë raste dhe mund të shënonim më shumë, edhe kundërshtari u vendos më mirë në të dytën, nuk është rezultat i keq dhe shpresojmë në ndeshjen e kthimit.

Në futboll nuk dihet, edhe me Zalgiris mendonim se kishim shanse, duhet të bëjmë maksimumin në çdo ndeshje që të vazhdojmë.

Jemi të përgatitur maksimalisht që të vazhdojmë edhe kampionatin edhe ndeshjet europiane. Çdo ndeshje e marrim me seriozitet dhe shpresoj të fitojmë në ndeshjen e kthimit”, u shpreh Shabani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat