Drita publikon skuadrën me të cilën do t’i bëjë ballë Viktoria Plzenit

Futboll

Drita publikon skuadrën me të cilën do t’i bëjë ballë Viktoria Plzenit

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 18:51
Lista e Dritës

Drita ka publikuar listën e lojtarëve që do të mund luajnë në raundin e dytë në Ligën e Konferencës.

Trajneri Akis Vavalis do të ketë në dispozicion 23 lojtarë për tu ndeshjen me skuadrën e njohur çeke, Viktoria Plzen.

Në portën janë tre emra, më i rëndësishmi Florjan Smakiqi, që në mungesë të Faton Malokut të lënduar, ai prite të ruajë portën.

Po ashtu pjesë e skuadrës janë edhe afrimet e reja si Dilyan Georgiev, Hajdin Salihu, Astrit Thaqi, Albert Dabiqaj, Rilind Haziraj, Albin Prapashtica dhe Blerim Krasniqi.

Ndeshjen e parë Drita e luan si mysafir te enjte nga ora 19:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat