Flet Messi pas supergolit

Futboll

Flet Messi pas supergolit

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 12:16
Lionel Messi

Lionel Messi pas ndeshjes dha një intervistë ku foli për gëzimin që ndjen në Miami dhe sa e rëndësishme ishte fitorja pasi skuadra pati një seri pa fitore prej 11 ndeshjesh në turneun aktual të MLS dhe është në fund të Konferencës Lindore.

“Ishte një lojë shumë e mirë për ne, ne donim të fillonim kështu, duke i dhënë një fitore tifozëve tanë”, u shpreh Messi.

“Ne duam të falënderojmë të gjithë këta njerëz. Ishte shumë e rëndësishme për ne që të fillojmë ta fitojmë këtë kampionat dhe jemi shumë të lumtur”.

Ndërsa për vendimin për të jetuar në Miami, Leo thjesht shpjegoi se ndihet: “Shumë i lumtur që jam këtu, është vendi që zgjodhëm me familjen time. Falenderoj përsëri njerëzit dhe shpresoj që ata të vazhdojnë të na bashkohen gjatë gjithë vitit”.

Leo Messi ia dedikoi ndeshjen shokut të tij të skuadrës Ian Fray, i cili u largua nga loja për shkak të dëmtimit, mes shqetësimit të bashkëlojtarëve: “Dua t’ia dedikoj fitoren Iait që vuante në dhomat e zhveshjes për shkak të dëmtimit. Është një djalë shumë i ri që tashmë ka pësuar dy dëmtime të rënda dhe shpresoj të rikuperohet edhe një herë”.

Leo e filloi aventurën e tij në MLS në minutën e 53-të me një ovacion nga shikuesit në stadiumin DRV PNK, i cili ishte i mbushur me tifozë dhe të famshëm, të cilët shpërthyen me gjuajtjen e tij mjeshtërore me këmbën e majtë në këndin e sipërm të rrjetës së Andres Gudiño.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat