Nuhiu Djemtë janë gati 

Futboll

Nuhiu Djemtë janë gati 

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 15:05
Pamje nga konferenca

Shkëndija të enjten në orën 20:45 në Kardif të Uellsit zhvillon ndeshjen e kthimit të xhiros së parë të eliminatoreve të UEFA Europa Conference League përballë Haverfordwest County AFC. 

“Unë personalisht, jam i kënaqur me skuadrën në ndeshjen e parë.

Më intereson dhe më vjen mirë që po krijohet ai mentalitet fitues, mënyra se si është zhvilluar takimi, skuadra realisht ka krijuar shumë, nuk do të ikim nga loja jonë, por ndeshjen e sotme do ta trajtojmë me përqendrim dhe vlerësim maksimal.

Skuadra kundërshtare ka një formë në të cilën e zhvillon ndeshjen, ne kishim këto ditë për ta analizuar, është punuar me skuadrën të eliminohen mënyrat se si luajnë ata, do të mundohemi që ti lëmë pak të shprehen në fushë, ta kemi ne topin, ta kemi lojën në kontroll siç bëmë në ndeshjen e parë dhe të marrim kualifikimin.

Djemtë janë gati, ata do të sakrifikojnë gjithçka, çka kanë brenda vetes për qëllimin e skuadrës tonë“, tha Nuhiu.

Ai tha se nuk ka vend për kritika: “Nuk ka vend për kritika sepse djemt kanë bërë një ndeshje të mirë realisht. E thash, më pëlqeu mentaliteti fitues, por më pëlqeu edhe të krijosh në Europë 8 raste kur ishim përballë me portierin.

Por thjesht ka munguar vetëm qetësia, ndërsa për nesër patjetër që do ta kërkojë nga skuadra qetësinë, do të jetë i rëndësishëm kualifikimi, por do të jetë më i bukur me fitore.

Më pëlqen të flas për grupin, pa diskutim Çinari është pjesë e rëndësishme e skuadrës tonë, por të gjithë të bashkuar jemi më të fortë. Më pëlqen kur funksionojmë si grup, si skuadër sepse atëherë, kur kjo skuadër, këta futbollist bashkojnë forcat e tyre, do të jemi më të fortë për çdo kundërshtarë, pa diskutim edhe për atë që sot na pret“, përfundon Nuhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat