Vidal largohet nga Flamengo

Futboll

Vidal largohet nga Flamengo

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 21:22
Vidal

Klubi i brazilian i Flamengos njoftoi këtë të enjte se kiliani Arturo Vidal nuk është më pjesë e skuadrës.

Mesfushori 36-vjeçar thuhet se do t’i bashkohet Athletico Paranaenses.

Mesfushori me përvojë kishte kontratë me klubin deri në fund të vitit, por skuadra nga Rio de Zhaneiro vendosi të prishte kontratën me ish-mesfushorin e Juventusit, Bayernit, Interit e Barcelonës.

Vidal luajti në 51 ndeshje, shënoi 2 gola dhe dha 4 asistime në radhët e Flamengos.

Kiliani fitoi Copa Libertadores (2022) dhe Kupën e Brazilit (2022).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat