Legjenda shqiptare Altin Haxhi, komenton derbin ballkanik mes Ballkanit dhe Ludogoretsit  

Futboll

Legjenda shqiptare Altin Haxhi, komenton derbin ballkanik mes Ballkanit dhe Ludogoretsit  

Nga: K. G. Më: 11 korrik 2023 Në ora: 15:48
Altin Haxhi, kohën kur ka qenë fubollisti

Të gjithë në Kosovë janë duke e pritur me padurim përballjen mes kampionit të Kosovës, Ballkanit të Therandës dhe atij të Bullgarisë, Ludogorets.

Skuadra bullgare njihet shumë mirë në Kosovë, për faktin se ka luajtur edhe në fazën e grupeve të Champions League.

Ndeshja luhet sonte në orën 20.45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Është ndeshja e parë e rrethit të parë kualifikues të Champions League, ndërsa kryetrajneri i Ballkanit, Ilir Daja, kërkon rezultat pozitiv. 

Legjenda e kombëtares shqiptare të futbollit Altin Haxhi, i cili aktualisht është i angazhuar si menaxher tek CSKA Sofjes, ka komentuar ndeshjen e sotme ndërmjet Ballkanit dhe Ludogoretsit, duke vlerësuar këtë si një ndeshje të rëndësishme për të dy ekipet. 

Sipas tij, ndeshja e sotme meriton të quhet derbi ballkanik, pasi perballë kemi dy skuadra të cilat në përbërjen e tyre kanë lojtar kualitativ. 

“Unë sigurisht që skuadrën bullgare e kam përcjellur nga afër, por aq sa kam pasur mundësi kam përcjellur edhe Kampionatin e Kosovës dhe Ballkani ka ndërtuar një skuadër të mirë. 

Sonte shpresoj të shohim një lojë të mirë futbolli dhe tifozët të jenë të kënaqur nga paraqitja e skuadrave.

Kush do të fitoj?

Se kush do të fitoj nuk mund të them, por e përsëris se të dy skuadrat kanë lojtarë kualitativ. Sigurisht, i uroj suksese Ballkanit!”, thotë Haxhi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat