Dy skuadra italiane vihen pas shqiptarit

Futboll

Dy skuadra italiane vihen pas shqiptarit

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 14:53
Pamje nga një ndeshje

Ish-mesfushori i Shpresave, Aristidi Kolaj duket se nuk do të vazhdojë më aventurën e tij te Peskara dhe pritet vetëm që të largohet.

Sulmuesi 24-vjeçar ka kontratë deri në verën e ardhshme por me shumë gjasa këtë sezon do të ndryshojë destinacion.

Mediat italiane raportojnë se pas Kolajt janë vënë dy skuadra nga Seria C.

Krotone dhe Çezena kërkojnë që të përforcojnë sulmin për të synuar ngjitjen në Serinë b dhe Kolaj shihet si një nga lojtarët që mund të ndihmojnë.

Me Peskarën në këtë sezon, Kolaj ka zhvilluar 32 ndeshje dhe ka shënuar edhe 2 gola ndërkohë që roli i tij është si sulmues krahu.

Te Çezena, Kolaj do të gjente edhe dy vëllezërit Shpendi që këtë sezon kanë shkëlqyer me skuadrën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat