Rinovon kapiteni

Futboll

Rinovon kapiteni

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 14:21
Pamje nga një ndeshje

Vazhdon historia e dashurisë mes Seamus Coleman dhe Evertonit. Kapiteni i skuadrës nga Liverpooli, ka rinovuar kontratën me një tjetër vit me klubin e Premier League.

Anësori i djathtë nga Irlanda (68 ndeshje dhe 1 gol me Kombëtaren), do të fillojë sezonin numër 15-të me Evertonin.

Coleman ka luajtur 409 ndeshje me skuadrën angleze, duke qenë futbollisti i 17-te me më shumë takime në historinë e klubit.

34-vjeçari mban shiritin e kapitenit tek Evertoni prej vitit 2019. “Të gjithë e dinë rëndësinë që ka Evertoni për mua, prandaj është i veçantë ky rinovim.

Që nga momenti kur u bashkova më shumë se 14 vjet më parë me Evertonin, mbështetja e tifozëve për mua dhe familjen time ka qenë e mahnitshme”, deklaroi anësori i djathtë.

Dy fjalë për Coleman tha edhe Sean Dyche, trajneri i Evertonit: ”Seamus është një profesionist i madh, i cili jep kontribut të jashtëzakonshëm.

Ai vendos standarde të larta çdo ditë, duke dhënë shembullin perfekt për lojtarët e tjerë se çfarë do të thotë të luash me Evertonin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat