FC Voska Sport startoi me përgatitje për sezonin e ri

Futboll

FC Voska Sport startoi me përgatitje për sezonin e ri

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 14:14
F.C Voska Sport

F.C Voska Sport edhe zyrtarisht ka nisur me përgatitjet për sezonin 2023/24, ku për herë të parë në histori do të garojë në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.

Në grumbullimin e parë të thirrur nga strategu malazez, Milan Radovic, prezent ishin edhe 4 përforcimet e reja:

Fatih Ismaili, Nikolla Stijepoviç, Aleksa Marushiç dhe Nikolla Sharkoski, por edhe një pjesë bukur e mirë e futbollistëve të edicionit të kaluar, me të cilët arritën suksesin më të madh në histori.

Ekipi startoi punën në terren, pasi paraprakisht futbollistët kaluan ekzaminimet mjekësore.

Ditëve në vijim skuadrës pritet t’i bashkohen edhe disa emra të rinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat