Guardiola tani synon talentin e madh spanjoll

Futboll

Guardiola tani synon talentin e madh spanjoll

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 21:45
Guardiola

Manchester City ka hyrë në garë për të nënshkruar mesfushorin e Celta Vigos,

Gabri Veiga, pasi pranoi dorezimin kundrejt Arsenalit në ndjekjen e Declan Rice.

City pa një ofertë prej 90 milionë sterlinash për Rice të refuzuar nga West Hami ditët e fundit dhe skuadra e Pep Guardiolës që atëherë është tërhequr nga çdo transferim për yllin anglez pasi Arsenali paraqiti një ofertë prej 105 milionë sterlina për 24-vjeçarin.

Megjithatë, City është ende në merkato për një mesfushor, pasi ka parë Ilkay Gundogan të largohet për në Barcelonë, dhe kampionët e Premierligës besohet se e kanë kthyer vëmendjen te Veiga, i cili ka një klauzolë lirimi prej 34.5 milionë £ (40 milionë euro) në kontratën e tij. .

Liverpool dhe Chelsea gjithashtu janë te fokusuar me interes te Veiga, por raportuesi i transferimeve Fabrizio Romano ka pohuar se City tani po e konsideron 21-vjeçarin si “një nga opsionet e tyre” këtë verë.

Veiga aktualisht është larg Spanjës në Kampionatin Evropian U-21, por ai shijoi një sezon të ri për Celta, duke shënuar 11 gola në 36 ndeshje dhe duke fituar çmimin lojtari i muajit në La Liga në shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat