Orari i ndeshjeve të para për sfidat evropiane të Ballkanit, Gjilanit dhe Dukagjinit

Futboll

Orari i ndeshjeve të para për sfidat evropiane të Ballkanit, Gjilanit dhe Dukagjinit

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 19:06
Pamje nga një ndeshje

UEFA ka publikuar oraret e ndeshjeve dhe gjyqtarët për raundin e parë kualifikues, ku do luajnë tre skuadrat tona: Ballkani, Gjilani dhe Dukagjini.

Ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve, do ta luajë Ballkani të martën e 11 korrikut, ku do të pres kampionin e Bullgarisë, Ludogoretsin.

Ndeshjen që do të zhvillohet në “Fadil Vokrri” do ta drejtojë gjyqtari izraelit, Gal Leibovitz.

Pas dy ditësh, më 13 korrik, në Ligën e Konferencës do të luajnë Dukagjini me Europan nga Gjibraltari.

Edhe kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumi “Fadil Vokrri”, ndërsa do të drejtohet nga Jóhan Hendrik Ellefsen nga Ishujt Faroe.

Po të njëjtën ditë, Gjilani do të jetë mysafir i klubit FC Progres Niederkorn nga Luksemburgu.

Ndeshja zhvillohet në stadiumi e qytetit të Diffengrade dhe gjykohet nga Oliver Reitala i Finlandës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat