Dy emrat e rinj për portën e zikaltërve

Futboll

Dy emrat e rinj për portën e zikaltërve

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 17:31
Onana

Samir Handanoviç nuk mund të bëjë më rolin e titullarit tek Interi, prandaj në rast se Andre Onana largohet drejt Mançester Junajtidit, apo ndonjë tjetër klubi në Premier Ligë, zikaltërve u duhet me çdo kusht një titullar për kuadratin.

Dhe nëse dy emrat e parë dhe të vështirë në listë janë Giorgi Mamardashvili i Valencias dhe Jan Somer i Bajernit të Mynihut, në orët e fundit kanë dalë në sfond dy alternativa të tjera.

I pari është portieri i formuar te Juventusi, Emil Audero, por prej vitesh në radhët e Sampdorias, që tashmë ka zbritur në Serinë B, për të cilin janë në garë edhe skuadra të tjera si Bolonja, Lacio, apo edhe Napoli për rolin e numrit dy të portës.

26-vjeçari kushton 10 milionë euro, por ndërkohë surpriza është emri i Hugo Lorisit, veteranit të Totenhemit, i cili do të shohë që të humbë postin e titullarit, kundrejt italianit, Guliermo Vikario. Prandaj, Interi mund të jetë një opsion fantastik për Lorisin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat