Italianët zbulojnë marrëveshjen mes palëve

Futboll

Italianët zbulojnë marrëveshjen mes palëve

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 11:57
Foto ilustrim

Pak ditë më parë, UEFA përditësoi të dhënat e skuadrave që janë kualifikuar në Champions, në Ligën e Europës dhe atë të Konferencës.

Juventusi u rendit në vendin e shtatë dhe siguroi një biletë për në Europë megjithatë UEFA nuk e kishte përfshirë në listë, duke e korrigjuar 2 orë më vonë për ta shtuar.

Nëse u mendua se është një gabim njerëzor, në Itali kanë një tjetër mendim. Mediat italiane raportojnë se avokatët e Juventusit kanë nisur nga puna dhe kanë shkuar në Nion, aty ku janë takuar në zyrat e UEFA-s me drejtuesit më të lartë.

Bardhezinjtë pritet që të pranojnë fajësinë në lidhje me “Fair Play Financiar” dhe në rast se diçka e tillë ndodh, atëherë Juventusi përjashtohet nga Europa.

Bardhezinjtë janë të gatshëm të sakrifikojnë këtë sezon. Fakti që marrin pjesë në turneun më të vogël Europian, i bën që të mendojnë seriozisht dënimin dhe gjithçka të mbyllet këtu.

Tashmë, fjalën e fundit do ta thotë UEFA por negociatat mes palëve kanë filluar që Juventusi të mungojë këtë sezon në Europë dhe Fiorentina të jetë skuadra që do ta zëvendësojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat