Astrit Fazliu në Vjosë

Futboll

Astrit Fazliu në Vjosë

Nga: K.G.. Më: 23 qershor 2023 Në ora: 14:54
Astrit Fazliu - majtas

Futbollisti më përvojë, Astrit Fazliu, do të vazhdojë karrierën në Vjosë të Shtimes, anëtar i Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi B.

Fazliu është prej lojtarëve më të mirë që ka pas Kosova në vitet e pas luftës, një periudhë ka luajtur për Shkëndijen e Tetovës, Prishtinën, Partizanin e Tiranës, Dritën etj. 

Së fundi është paraqitur edhe për Ferizajn. 

“Astrit Fazliu është përforcimi i madh i KF Vjosa.

Astriti lojtar që luan si mesfushor ofenziv, ka luajtur për shumicën e ekipeve në Superligë me shumë sukses si FC.Prishtina, FC.Feronikeli, FC.Drita  dhe së fundi ka luajtur për FC.Ferizaj po ashtu ka luajtur edhe me Partizanin dhe Flamurtarin e Shqipërisë dhe FC Shkëndija Tetovë.

Astriti është ndër lojtarët më të trofeshëm në Kosovë, 5 herë kampion Kosove, 3 herë fitues i Kupës.

Me Astritin i shtojmë kualitet dhe shumë përvojë ekipës sonë.

Mirësevjen Astrit në qytetin e Shtimes dhe në KF.Vjosa!

Vazhdojmë me superpërforcimet në ditët në vazhdim”, njofton FC Vjosa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat