Juventus marrëveshje me UEFA

Futboll

Juventus marrëveshje me UEFA

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 12:49
Stadiumi i Juventusit

Mediat italiane konfirmojnë se Juventus është duke bashkëpunuar me UEFA për gjetjen e një marrëveshje për të evituar penalitete në lidhje me FFP (Fair Play Financiar).

Pak kohë më parë, bardhezinjtë u penalizuan me 10 pikë në kampionatin e Serie A, duke humbur shumë pozicione në renditje dhe siguruan të drejtën për të luajtur vetëm në Conference League.

Sipas “Tuttosport”, bardhezinjtë janë gati të heqin dorë nga ky turne ndërkombëtar për të evituar penalitete edhe më të rënda në arenën ndërkombëtare. Penalitete që mund të jenë pezullime për 2-3 vite nga kupat e Europës.

Për këtë arsye, klubi i Juventus po bashkëpunon me UEFA-n.

Prej kohësh UEFA ka nisur një hetim në lidhje me mashtrimet financiare të klubit juventin.

Ky hetim i organit më të lartë europian të futbollit pason atë që kreu Prokuroria e Torinos këtë pranverë, e cila më pas solli edhe penalizimin.

Duket se bardhezinjtë nuk kanë shumë interes të luajnë në Conference League, duke u përqendruar më shumë në kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat