Hamza Ramani rikthehet në Çair

Futboll

Hamza Ramani rikthehet në Çair

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 15:04
Hamza Ramani - djathtas

Skuadra e Shkupit pas fazës përgatitore që ka kryer në Ohër, kishte një ditë pushim dhe prej sot vazhdon në Shkup, në stadiumin e Çairit,para se të niset për fazën kryesore të përgatitjeve që do të zhvillojë në Bollu të Turqisë.

Ndërkohë në anën tjetër, kryesia e klubit ka vazhduar punën në saje të prurjeve të reja në ekip.

Pas tre përforcimeve, Arbi Vosha, Michal Pinter dhe Kristjan Toshevski, emri i katërt që prezantoohet është Hamza Ramani.

Në fakt Ramani nuk është emër i panjohur për Shkupin dhe tifozët shkupjan, pasi ai pikërisht si futbollist shumë i talentuar doli nga shkolla e futbollit e kësaj skuadre, për t'u pjekur në ekipe tjera dhe tani rikthehet shumë më i fortë ne fole të tij.

Hamza Ramani për tre vite me radhë u kalit në ekipe të ndryshe si në kategorinë  e dytë ashtu edhe në atë të parë. Fillimisht luajti me ekipin e Vëllazërimit të Kërçovës, Veleshtës nga Struga dhe Bellasicës në kategorinë e dytë, që më pas të luajë në kategorinë e parë me Pobedën, prej ku bëri transferim te Sileksi. Paraqitjet e mira dhe ngritja e formës së Ramanit ishte vendimtare që kryesia e klubit shkupjan e riktheu atë.

“Pas ftesës që mu bë nga kryesia e klubit, as që kam menduar shumë nëse do të them “PO”. Unë jam i Shkupit dhe me Shkupin dua të arrijë suksese edhe më të mëdha në ngritjen e karrierës sime.

Do të mundohem që së bashku me bashkëlojtarët e mi të japim më të mirën e mundshme, fillimisht në garat evropiane, e më pas edhe në kampionatin vendor. Ftoj të gjithë sportdashësit dhe në veçanti “Shvercerat”, të jenë në numër sa më të madh , që të na japin përkrahje drejt sukseseve të reja”, ka thënë Ramani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat