Ballkani përforcohet me Hoxhën

Futboll

Ballkani përforcohet me Hoxhën

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 19:17
Nderim Nexhipi dhe Andrea Hoxha

Ballkani i Therandës, kampion i ri i Kosovës, synon që të përgatitet sa më mirë për garat evropiane përkatësisht rrethin e parë të kualifikueseve në Champions League në futboll.

Therandasit janë përforcuar me portierin Andrea Hoxha.

“Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë se portieri Andrea Hoxha është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. 

Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje 2 vjeçare me portierin, i cili vjen te Ballkani nga Phoenix Lubeck ekip i cili garon në Regional Liga - Gjermani. 

Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje portierit shtatlartë dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë”, njofton FC Ballkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat