Ibraimi: Klubi Shkëndija 77 gjithmonë do të ketë mbështetjen tonë

Futboll

Ibraimi: Klubi Shkëndija 77 gjithmonë do të ketë mbështetjen tonë

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 11:23
Shkëndija

Kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi, ka pritur në takim KF Shkëndija për t’iu falënderuar për ndjenjën e veçantë që krijuan me rastin e kualifikimit në Ligën e Tretë-Veri në Maqedoninë. e Veriut.

Me këtë rast në emër të Komunës së Haraçinës, futbollistëve dhe kryesisë së Klubit Shkëndija 77 iu ndanë mirënjohje për arritje dhe afirmim të Komunës së Haraçinës.

"Kisha nderin të pres në takim zemërluanët e KF Shkëndija Haraçinë 77 bashkë me Kryesinë e klubit për t’iu falënderuar për ndjenjën e veçantë që na krijuan me rastin e kualifikimit në ligën e tretë.

Me këtë rast në emër të Komunës së Haraçinës, futbollistëve dhe kryesisë së Klubit Shkëndija 77 u ndamë mirënjohje për arritje dhe afirmim të Komunës së Haraçinës.

Klubi Shkëndija 77 gjithmonë do të ketë mbështetjen tonë të parezervë morale por edhe financiare. Bashkë me ekipin tim dhe në koordinim me Kryesinë e Klubit, do të përpilojmë plan vjetor ku do të parashikojmë mjete financiare në buxhetin e Komunës sonë.

Përveç se e ndjejmë për obligim mbështetjen ndaj tyre, është edhe përcaktimi im personal se investimi në sport është më se i domosdoshëm, sepse kështu rininë tonë të mrekullueshme e mbajmë larg dukurive devijante dhe negative.

Kryesisë së Klubit Shkëndija 77 i kemi premtuar se bashkarisht do të bëjmë të pamundurën që të sigurojmë kushte për zhvillim të aktivitetit sportiv. Punojmë intensivisht në përgatitjen e dokumentacionit, me bindjen se shumë shpejtë Shkëndija do të ketë edhe shtëpinë e saj të shumë dëshiruar.

Duke e falënderuar çdo futbollist veç e veç dhe çdo antarë të Kryesisë, se vetëm të bashkuar mund të arrijmë gjithçka dhe më të mirën për Klubin tonë të zemrës.

Respekt dhe mirënjohje për të gjitha gjeneratat që kanë kontribuuar për Shkëndijën në historinë 45 vjeçare të ekzistimit të saj", ka shkruar kryetari i Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat