Neymar zbulon të ardhmen

Futboll

Neymar zbulon të ardhmen

Më: 31 maj 2023 Në ora: 16:35
Neymar

Neymar në dyshim te PSG dhe pyetja kryesore që i bëhet brazilianit padyshim ka të bëjë me të ardhmen. E pasigurt, duke pasur parasysh problemet e lojtarit me klubin aktual.

Por zërat u përhapën dhe merkato e verës po afron. Në fakt, javët e fundit është përfolur për një transferim në Premier League, me vetë PSG-në që do ta niste pa problem brazilianin.

Por kostoja ekonomike e operacionit do të ishte përtej çdo kufiri të klubeve potencialisht të interesuara.

Prandaj, i pyetur për të ardhmen e tij, ish-lojtari i Barcelonës u përgjigj kalimthi dhe në mënyrë shumë të paqartë: “Chelsea apo Manchester United? Tani për tani jam këtu dhe po shkoj në shtëpi…”.

Pas gjashtë vitesh mes disa ngritjeve dhe shumë uljeve, duket se ka ardhur koha që Neymar të thotë lamtumirë. Të paktën për këtë është e bindur gazeta l’Equipe, e cila nënvizon kontaktet me Manchester United, apo ndoshta me Chelsean.

Ideja e PSG-së është ta largojë sa më shpejt brazilianin 31-vjeçar, i cili është kaq i brishtë dhe shumë i shtrenjtë, me një pagë prej 30 milionë eurosh që mund të pengojë blerësit e mundshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat