Lazio bind me Hysajn titullar

Futboll

Lazio bind me Hysajn titullar

Më: 21 maj 2023 Në ora: 23:17
Lazio

Lazio bind me Hysajn titullar dhe parakalon Interin në renditje!

Lazio u rikthye te fitorja në Serie A italiane, teksa mposhti Udinezen me rezultatin 0:1, në duelin e vlefshëm për javën e 36-të.

Kjo sfidë u vendos nga kapiteni Çiro Imobile, që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke tundur rrjetën në minutën e 61-të.

Ky gol mjaftoi që kryeqytetasit e Sarrit, të largoheshin nga kjo transfertë me 3 pikë të arta, duke parakaluar në renditje Interin, që zbret në vendin e katërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat