Luhet derbi i titullit kampion, ja si rreshtohen skuadrat

Futboll

Luhet derbi i titullit kampion, ja si rreshtohen skuadrat

Më: 17 maj 2023 Në ora: 17:40
Tirana

Tirana dhe Partizani kanë ndeshjen më të rëndësishme në “Air Albania”. Derbi i katërt sezonal, mund të përcaktojë jo pak fatet e këtij sezoni, pasi diferenca mes skuadrave, është vetëm dy pikë me Tiranën në krye dhe Partizanin pas.

Sa i përket rreshtimeve, bardheblutë vijnë me mungesa të rëndësishme pasi Hasani, Behiratcce dhe Hila janë jashtë për shkak kartonësh. Nga ana tjetër, të kuqtë janë të plotë.

Shehi ia ka besuar portën Bekajt që rikthehet titullar ndërkohë që Abazaj do të udhëheqë sulmin.

Nga ana tjetër, Mba ka përgjegjësinë e sulmit

FORMACIONET:

TIRANA: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Lulaj, Përgjoni, Aleksi, Deliu, Haxhiu, Lushkja, Berisha, Abazaj
TRAJNER: Orges Shehi

PARTIZANI: Rexhepi, Hadroj, Sota, Atanaskoski, Geixh, Murataj, Matondo, Rrapaj, Telushi, Da Silva, Mba
TRAJNER: Xhovani Kolela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat