Skuadra shqiptare është një fitore larg elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut

Futboll

Skuadra shqiptare është një fitore larg elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut

Nga: K. G. Më: 6 maj 2023 Në ora: 15:25
Stadiumi në Ohër

Skuadra shqiptare Voska Sport është një fitore larg elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Voska Sport e Ohrit synon fitore në derbin e qytetit, kundër Ohrit. 

“Sot me fillim nga ora 17:00, zhvillojmë derbin lokal ndaj Ohrid, ndeshje kjo që mund të përcaktojë edhe fatin për tu shpallur kampion në Ligën e Dytë, e që automatikisht na e mundëson që vitin tjetër të luajmë në mesin e më të mirëve në futbollin vendor. 

Jemi në 3 ndeshjet e fundit të sezonit, ku shpresojmë që mos të gabojmë dhe në fund të arrijmë objektivin tonë. 
Të dashur ultras "Enkelejd" dhe ju tifozë të klubit tonë, sot ju duhet të jeni aty në tribunën e vjetër të stadiumit dhe të bëheni forca e motivi shtesë. 

Në një ndeshje si kjo e sotmja nuk ka se si të mungohet sepse rëndësia është e madhe, neve që sot mund të festojmë bashkë inkuadrimin në Ligën e Parë, e që pa dyshim se është suksesi më i madh në historikun e F.C Voska Sport, që me dinjitet do të prezantojë qytetin e #Ohrit në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.. 

Ju mirëpresim, me besimin e përbashkët për të rrugëtuar sigurt drejt objektivit tonë!

FC Voska Sport, krenaria e Ohrit”, shkruan në faqen e FC Voska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat