Nuk po gjen më hapësira te Chelsea

Futboll

Nuk po gjen më hapësira te Chelsea

Më: 5 maj 2023 Në ora: 11:54
Pamje nga një ndeshje

Ruben Loftus-Çik nuk është më i lumtur te Chelsea, pasi nuk po merr më minutat që i nevojiten dhe për këtë arsye i ka shprehur drejtuesve haptazi dëshirën për t’u larguar.

Duket se dhe këta të fundit pajtohen me këtë ide dhe janë të gatshëm të dëgjojnë çdo ofertë që vjen drejt mesfushorit anglez.

Siç bëjnë me dije mediat angleze, interes për të ka shfaqur Milani.

Kuqezinjtë e shohin 27-vjeçarin si një alternativë të duhur për në mesfushë dhe janë gati të negociojnë për një huazim të mundshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat