Telashe për arbitrin që i mohoi penalltinë Dortmundit

Futboll

Telashe për arbitrin që i mohoi penalltinë Dortmundit

Më: 3 maj 2023 Në ora: 19:07
Pamje nga një ndeshje

Frikë dhe ankth, arbitrin Sascha Stegemann vazhdon ta përndjekë gabimi që bëri në ndeshjen mes Bochum dhe Dortmund, kur rezultati ishte 1-1, aq sa përfundoi në fund dhe ndeshja, nuk akordoi një penallti në favor të verdhezinjve që në këtë mënyrë humbën kreun e klasifikimit në Bundesliga.

Vetë Stegemann e pranoi gabimin, (në Gjermani arbitrat lejohen të flasin publikisht), por kjo nuk mjaftoi për t’i shpëtuar fyerjeve dhe madje edhe kërcënimeve me vdekje, madje edhe kundër familjes së tij.

Stegeman u prezantua në një emision televiziv, duke deklaruar, “I kuptoj emocionet që përjetohen pas asaj që ndodhi të premten, por unë dhe familja ime jemi kërcënuar konkretisht”.

Ndërkohë edhe shefi i arbitrave gjermanë, Lutz Michael Frohlich foli në lidhje me situatën duke deklaruar,

“Nuk ka nevojë të flitet sërish për episodin që u verifikua në fushë. Arbitrat bënë një gabim, por nuk arrij të kuptoj atë që ka ndodhur më pas. Stegemann është kërcënuar me vdekje, dhe kjo është diçka e poshtër, e papranueshme dhe e patolerueshme.

Ndërkohë edhe administratori i deleguar i Dortmund, Hans Joachim Watzke që në fund të ndeshjes u shfaq i irrituar për padrejtësinë që kishte pësuar skuadra e tij, në këtë aspekt u rreshtua përkrah Stegemann duke deklaruar, “Pavarësisht zhgënjimit, nuk mund të tolerojmë vulgaritete të këtij lloji, kërcënime, si përsonalisht ashtu edhe nëpërmjet rrjeteve sociale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat