Çfarë po ngjan me Bayernin? Mainz e turpëron

Futboll

Çfarë po ngjan me Bayernin? Mainz e turpëron

Nga: K. G. Më: 22 prill 2023 Në ora: 17:26
Mainz

Bayerni Munihu nuk po e merr veten pas eliminimit nga garat e Champions League.

Bavarezët sot pësuan humbje turpëruese me rezultat 3:1 nga Mainz-i në Mainz dhe rrezikojnë që të humbin pozitën e parë. 

Mainz ka befasuar të gjithë në kuadër të javës së 29-të në Bundesliga I.

Golat për Mainz i shënuan Ajorque (65'), Barreiro (73') e Martin (79') dhe për Bayernin realizoi Mane (29').  

Bayerni kryeson me 59 pikë, ka dy pikë më shumë se Dortmundi që ka një sfidë më pak dhe Mainz është në të gjashtin me 45 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat