Faull i çuditshëm dhe gjest ndaj tifozëve: CR7 protagonist negativ

Futboll

Faull i çuditshëm dhe gjest ndaj tifozëve: CR7 protagonist negativ

Nga: K. G. Më: 19 prill 2023 Në ora: 11:31
Veprimi i Ronaldos

Al Nassr doli pa pikë nga derbi ndaj Al Hilal duke komplikuar misionin titull në Arabinë Saudite. Skuadra e Cristiano Ronaldos humbi 2-0 në një përballje ku legjenda portugeze u bë protagonist negativ.

Në minutat e para të pjesës së dytë u ndëshkua me karton të verdhë pas një bllokimi në stil mundjeje ndaj Gustavo Cuellar. 13 minuta përpara fundit realizoi një gol shumë të bukur, por u anulua nga VAR-i.

Fundi i ndeshjes solli edhe humbjen e qetësisë nga 38-vjeçari. Tifozët e Al Hilal nisën të thërrisnin në kor emrin e Leo Messit. Si kundërpërgjigje, CR7 u kthye nga tribuna ku ishin vendosur tifozët kundërshtarë duke prekur organet gjenitale.

Veprimi i tij është bërë menjëherë viral në rrjetet sociale dhe golashënuesi më i mirë i historisë së futbollit po përballet me kritika të shumta.

Al Nassr mbetet në vendin e dytë në kampionatin saudit me tri pikë më pak se kryesuesit e Al Ittihad, me këta të fundit që kanë luajtur një ndeshje më pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat