Duel mes dy vendeve të fundit në Superligën e Shqipërisë

Futboll

Duel mes dy vendeve të fundit në Superligën e Shqipërisë

Më: 19 prill 2023 Në ora: 09:48
Duel mes dy vendeve të fundit në Superligën e Shqipërisë

Xhiron e 29-të të Superligës së Shqipërisë do ta përmbyll përballja mes dy vendeve të fundit në tabelë.

Me fillim nga ora 15:00 stadiumi “Kamza” do të jetë nikoqir i përballjes mes Kastriotit dhe skuadrës së Bylisit.

Të dy skuadrat në xhiron e fundit të zhvilluar nuk arkëtuan më shumë se një pikë, ku Kastrioti barazoi pa gola me Erzenin, kurse Bylisi barazoi 2:2 me Teutën.

Momentalisht, Bylisi zë vendin e nëntë në tabelë në kuotën e 30 pikëve, dy sosh më shumë se Kastrioti që renditet i fundit në tabelë, respektivisht në pozitën e 10-të me 28 pikë të arkëtuara.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin maj të këtij viti, ku asokohe Bylisi e mposhti Kastriotin me rezultat minimal 1:0.

15:00 Kastrioti – Bylisi (Stadiumi Kamza)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat