Real Madrid - Barcelona “përplasen”

Futboll

Real Madrid - Barcelona “përplasen”

Më: 18 prill 2023 Në ora: 11:14
Perez e Laporta

Tashmë mund të thuhet me bindje të plotë se Real Madrid dhe Barcelona e kalojnë rivalitetin e tyre jashtë fushe.

Që nga rasti Negreira, gjithçka u turbullua dhe gjatë ditës së hënë, Joan Laporta shkon në sulm dhe nga ana tjetër Real Madrid në mbrojtje të fortë me anë të një videoje.

Të dy klubet e kanë bërë të qartë se marrëdhënia mes tyre po bëhet më e tensionuar dhe e vështirë për t’u rikuperuar.

Ideja për videon e transmetuar nga Real Madrid TV dhe rrjetet sociale të klubit ka nisur gjatë konferencës për shtyp të Laportës.

Historia nuk ka përfunduar me videon e transmetuar nga Real Madrid TV në orën 9 e gjysmë të hënën mbrëma, në të cilën ai i referohej ndihmës së marrë nga Barcelona gjatë viteve të qeverisjes së Frankos.

Televizioni i “Los Blancos” i ka drejtuar drejtëpërsëdrejti Joan Laportës, duke i cilësuar si gënjeshtra akuzat e bëra në konferencën për shtyp, në atë që ka qenë mbrojtja më e fortë e klubit të REali në shumë vite.

Ajo që shfaqet mbrëmjen e së hënës nuk është e vetmja gjë me të cilën përballet Real Madrid. Subjekti madrilen ka më shumë argumente mbrojtëse që do të nxjerrë në dritë.

Siç raportoi “Marca” pasditen e së hënës, Real Madrid nuk ka ndërmend të heqë dorë apo të tolerojë asnjë gjest apo deklaratë që vë në pikëpyetje historinë apo të tashmen e entitetit madrilen.

Pikërisht, paraqitja në këtë rast ishte e motivuar nga dëshira e vetme për të ditur në thellësi se deri ku ishin arritur të shkonin lëvizjet e kundërta të Barcelonës. Për më tepër, tek Valdebebas gjithçka konsiderohet si skandali më i madh në historinë e futbollit spanjoll dhe ajo që duan drejtuesit e Real Madrid është që emri i tij të mos lidhet me asgjë.

Sulmi i Laportës kundër Real Madrid ishte plot akuza.

“Nuk na pëlqen të fitojmë për arsye të favorizimit të arbitrave. Ka klube të tjera, veçanërisht një që është paraqitur në këtë proces, i cili historikisht është favorizuar nga arbitrat, është konsideruar si një skuadër e regjimit.

Për shkak të afërsisë me pushtetin politk dhe ekonomik, mendoj se vlen të theksohet se për 7 dekada shumica e kryetarëve të Komisionit të Gjykimit kanë qenë ish-anëtarë, ish-lojtarë apo ish-trajnerë të Real Madrid, në disa raste të gjithë bashkë.

Që ky klub të dalë përpara dhe të thotë se ndihet i ofenduar në periudhën më të mirë sportive në historinë e Barcelonës. Kjo padi do të shërbejë për t’i demaskuar ata. Është një ushtrim cinizmi i paprecedentë”, ka deklaruar Laporta.

“Cila është skuadra e regjimit?”, pyet Real Madrid TV në videon që tashmë po përhapet me shpejtësi të madhe në rrjetet sociale.

Televizioni i klubit spanjoll kujton gjatë tij marrëdhënien  që Barcelona kishte me Francisco Frankon, duke aluduar për mbështetjet financiare për të shpëtuar klubin nga falimentimi tre herë me rikualifikime.

Përveç kësaj, ata gjithashtu theksojnë se “Madrilenëve iu deshën 15 vjet për të fituar një Ligë me Frankon”.

Ata shpjegojnë në video se Barcelona i dha Frankos tre medalje dhe kujtojnë se ai u emërua anëtar nderi i klubit në vitin 1965.

Ata thonë gjithashtu në videon e RMTV se Camp Nou u inaugurua nga ministri i përgjithshëm i Frankos, Jose Solis Ruiz dhe se Barcelona u shpëtua tre herë nga falimentimi me tre riklasifikime nga Franco.

E gjithë kjo në një pjesë në të cilën ata gjithashtu shqyrtojnë 8 Ligat dhe 9 Kupat e Generalissimo që Barcelona fitoi gjatë regjimit dhe mos harroni se Real Madridit iu deshën 15 vjet për të fituar një Ligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat