Drita mbetet pa portier

Futboll

Drita mbetet pa portier

Nga: K. G. Më: 13 prill 2023 Në ora: 18:50
FC Drita

Drita e Gjilanit mbetet pa portierin kryesor, Faton Maloku, për shkak që u lënduar në përballjen e fundit.

Mungesa e tij do të jetë hendikep i madh për liderin e elitës së futbollit të Kosovës. 

“Përfundon sezoni për gardianin tonë, Faton Maloku.

Portieri ynë, Faton Maloku ka përfunduar sezonin pas lëndimit në ndeshjen e fundit kundër Trepçës 89'.

Ekzaminimet e fundit kanë treguar që Maloku ka këputur ligamentin ACL dhe do të jetë jashtë fushës për një kohë të gjatë. 

Javën që vjen pritet që Fatoni t'i nënshtrohet operimit.

Klubi i dëshiron suksese në operim dhe rikuperim sa më të shpejtë. 

Forca  Faton, të presim edhe më të fortë”, shkruan në njoftimin e FC Dritës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat