Maloku e humb sezonin shkaku i lëndimit

Futboll

Maloku e humb sezonin shkaku i lëndimit

Më: 11 prill 2023 Në ora: 22:13
Faton Maloku

Drita nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në fundjavë me Trepçën ’89.

Por përveç barazimit gjilanasit kanë marrë një tjetër lajm të keq, pasi portieri i tyre Faton Maloku ka pësuar një lëndim të rëndë.

31-vjeçari pësoi lëndim gjatë një kërcimi për ta kapur një top brenda zonës.

Maloku ka kryer tanimë ekzaminimet mjekësore dhe ka marrë lajmin e keq se këtë edicion do të qëndroj jashtë fushave.

Maloku ka këputur ligamentin acl dhe nuk do të jetë në gjendje të mbroj për Dritën këtë sezon, por as në garat evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat