Amir Rrahmani shumë pranë rinovimit me Napolin

Futboll

Amir Rrahmani shumë pranë rinovimit me Napolin

Më: 8 prill 2023 Në ora: 10:02
Amir Rrahmani

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani është shumë pranë që ta rinovojë kontratën me Napolin deri në vitin 2027.

Nën urdhrat e Luciano Spallettit, Rrahmani e ka dëshmuar vetën si i padiskutueshëm në formacionin bazë duke qenë kyç edhe në suksesin e klubit që ka pasur këtë edicion.

Gazetari italian Fabrizio Romano ka njoftuar se marrëveshja për rinovimin e kontratës është afër, me Rrahmanin që do të nënshkruajë deri më 2027 me opsion edhe për një vit tjetër.

“Napoli është afër të arrijë marrëveshje për rinovimin e kontratës së qendërmbrojtësit Amir Rrahmani. Marrëveshja e re pritet të nënshkruhet së shpejti dhe do të vlejë deri në qershorin e vitit 2027”.

“Kontrata gjithashtu do të përfshijë opsionin e vazhdimit deri më 2028”, shkroi Romano.

Rrahmani këtë edicion ka qenë fantastik duke ndihmuar Napolin që të vazhdojë bindshëm drejt titullit të parë në Serie A pas shumë viteve.

Përpos kësaj, Napoli ka mbërritur deri në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, aty ku do të përballet me AC Milanin.

Në 27 paraqitje këtë edicion në të gjitha garat, Rrahmani ka kontribuar me dy gola dhe një asistim.

Kujtojmë, kontrata momentale e 29-vjeçarit vlen deri më 2024, si dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 25 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat