Ish - ylli i Liverpoolit merr drejtimin e Dinamo Zagrebit

Futboll

Ish - ylli i Liverpoolit merr drejtimin e Dinamo Zagrebit

Më: 7 prill 2023 Në ora: 13:49
Igor Bishçan

Dinamo Zagreb zyrtarizoi trajnerin e ri. Ish - futbollisi i Liverpoolit, Igor Bishçan e ka marr drejtimin e gjigantit kroat.

Madje në konferencën e parë si trajner i skuadrës, Bishçan ka përmendur skuadrën e madhe angleze.

“Dua të instaloj vlerat dhe shpirtin e Liverpullit në Dinamon time.

Kushdo që ka dhënë pak për Liverpullin, është vlerësuar shumë atje, dhe kështu dua që të jetë edhe tek ne,” ka thënë Bishçan.

Ndryshe 44 vjeçari ka drejtuar së fundi kombëtaren U21 të Kroacisë, ndërsa në të kaluarën ishte trajner edhe i Olimpia Lubljanës, Rudeshit dhe Rijekës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat