Sota nuk ndryshon mendje

Futboll

Sota nuk ndryshon mendje

Më: 11 mars 2023 Në ora: 20:00
Eljon Sota

Eljon Sota është kthyer në një element të rëndësishëm të Partizanit me paraqitjet e tij në këtë kampionat.

Mbrojtësi vlerëson rolin e ri që i është dhënë, teksa pas barazimit 1-1 me Vllazninë, edhe pse ekipi humbi kreun, insiston se të kuqtë janë ekipi më i mirë në Shqipëri.

“Kjo ishte një ndeshje e vështirë ndaj një ekipi me lojtarë cilësorë. Unë luaj si me katër, si me tre, kështu më jep liri që të shkoj edhe më para.

Mungesa e Bitrit ndjehet se është lojtar që kishte krijuar eksperiencë e besim, e ndihmonte shuëm ekipin.

Por të gjithë ndjehemi mirë, mjafton që ekipi të ecë mirë dhe ne lojtarët ndjehemi mirë.

Partizani skuadra më e mirë?

Jam i të njëjtit mendim dhe nuk e ndryshoj.

Kur e thashë kështu, nuk e thashë vetëm në fushë por edhe për organizimin, kushtet që i krijon lojtarëve. Por edhe në pjesën e fushës, më të mirët jemi”, tha Sota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat