PSG-ja po planifikon ta shkarkojë trajnerin

Futboll

PSG-ja po planifikon ta shkarkojë trajnerin

Më: 9 mars 2023 Në ora: 16:33
Nasser Al-Khelaifi

Te Paris Saint-Germaini janë të dëshpëruar dhe të mllefosur nga eliminimi i hershëm i Ligës së Kampionëve.

Pas humbjes në duelin e dyfishtë me Bayern Munichun në të tetën e finales, është koha për t’i bërë llogaritë dhe për t’i kërkuar përgjegjësit.

Presidenti i klubit, Nasser Al-Khelaifi është nevrikosur dhe ka vendosur të marrë vendime të forta: i pari që do ta “ha” duket se do të jetë trajneri Christophe Galtier, por edhe zyrtari i klubit, Luis Campos, i cili mund ta humbë postin e tij edhe në rast të triumfit në Ligue 1.

Kjo duke u bazuar në të kaluarën, kur trajnerët s’kanë arritur të shpëtojnë edhe nëse e kanë fituar titullin në Francë.

Në vend të ish-trajnerit të Lillet mund të rikthehet Thomas Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat