Kërkohen 2 vite burg për sulmuesin e famshëm holandez

Futboll

Kërkohen 2 vite burg për sulmuesin e famshëm holandez

Më: 3 mars 2023 Në ora: 18:29
Quincy Promes

Në Holandë, të premten, u zhvillua seanca gjyqësore për çështjen e sulmuesi të Spartak Moska, Quincy Promes, i cili goditi me thikë kushëririn e tij në një festë familjare në verën e vitit 2020.

Krimi nuk u cilësua si tentativë për vrasje ose vrasje nga pakujdesia, Promes u akuzua për sulm të rëndë. Prokurori kërkoi që lojtari të dënohej me dy vite burg. Vendimi i gjykatës pritet pas dy javësh.

Rasti përfshin një regjistrim të një bisede telefonike mes Promes dhe babait të tij menjëherë pas incidentit. Quincy pranon se ai e drejtoi thikën jo në këmbën e tij, por në qafën e kushëririt të tij.

Megjithatë, kaseta nuk u pranua si provë sepse Promes po përgjohej si pjesë e një çështjeje tjetër penale të lidhur me drogën. Hetimi për këtë rast është ende në vazhdim.

Vetë Promes nuk merr pjesë në gjyq, pasi i druhet arrestimit dhe më pas zgjidhjes së kontratës me Spartak.

Siç rezulton nga shkresat e çështjes, konflikti mes të afërmve ka lindur për shkak se sulmuesit ju vodh një  gjerdan në vitin 2016. Quincy akuzoi kushëririn e tij për vjedhje dhe ia kujtoi këtë gjatë një feste familjare në verën e vitit 2020.

Gjatë sherrit, Promes ka goditur me thikë në gju kushëririn e tij. Palët nuk kanë mundur të merren vesh për dëmshpërblimin dhe viktima ka shkuar në polici disa muaj më vonë.

Tashmë kushëriri i Promes i kërkon 1 milionë euro dhe për këtë çështje duhet të merret një vendim në gjykatën civile.

Ndërkohë, Quincy Promes ka një karrierë të pasur duke luajtur me Sevilla dhe Ajax, ndërsa numëron dhe 50 ndeshje me Holandën duke realizuar 7 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat