Skandal i madh, portieri serb rrihet në fushë me tifozin holandez 

Futboll

Skandal i madh, portieri serb rrihet në fushë me tifozin holandez 

Nga: K. G. Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 22:36
Pamje nga rrahja

Një skandal i madh ka ndodhur sot në ndeshjen e futbollit mes PSV-së dhe Sevillës.

Një tifoz futet në fushë dhe pastaj kërcet edhe grushti.

Siç raportohet, portieri i Sevillës, serbi Marko Dmitroviq, është rrahur me një tifoz holandez nga Eindhoveni!

Ngjarja ka ndodhur në minutën e 90+2-të dhe më pas ndeshja është ndërprerë.

PSV ka fituar me rezultat 2:0 ndaj Sevillës, por nuk e ka përmbysur humbjen e ndeshjes së parë me 3:0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat