Jeta interesante e Milaim Ramës, tregon se çfarë ka punuar në Zvicër

Futboll

Jeta interesante e Milaim Ramës, tregon se çfarë ka punuar në Zvicër

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 20:41
Milanim Rama

Milaim Rama luajti shtatë herë për kombëtaren zvicerane në 2003 dhe 2004 dhe kështu i hapi rrugën Shaqirit, Xhakës dhe shqiptarëve të tjerë.

Ai tani jeton në Widen në Aargau me gruan dhe dy fëmijët e tij.

Në një intervistë për “SonntagsBlick” Rama kujton fillimet e tij.

Si njëmbëdhjetë vjeçar në fshatin e tij të lindjes në Kosovë, ai kurrë nuk do të kishte menduar që “një ditë të bëhej futbollist zviceran dhe futbollist profesionist”.

I rritur në një fshat të vogël të quajtur Zhiti, ai luante futboll pas shkollës ose ndihmonte nënën e tij të dërgonin bagëtinë në kullota.

Në moshën 17-vjeçare, në mes të luftës në ish Jugosllavi, familja u shpërngul në Interlaken për t’iu bashkuar babait të tij, i cili tashmë punonte në Zvicër.

Në moshën 18-vjeçare ai ishte ende lojtar zëvendësues në ligën e 5-të, por gradualisht arriti të ngjitej shkallëve dhe në vitin 1997 më në fund u pranua në ekipin e parë të FC Thun.

Në atë kohë, Milaim Rama nuk mund të siguronte jetesën nga futbolli.

“Kam bërë shumë gjatë asaj kohe.

Një herë kam punuar si shitës picash, një herë si punëtor në një restorant.

Më vonë punova si nëpunës magazine”, tregoi Rama.

Trajneri Hanspeter Latour promovoi Ramën në FC Thun, pavarësisht skepticizmit.

Pasi shënoi 15 gola në vjeshtën e vitit 2001, ai i tha Latour se donte të linte punën e tij si nëpunës magazine në mënyrë që të mund të stërvitej dy herë në ditë.

“Ai ishte kategorikisht kundër, por unë fitova. E desha në këtë mënyrë sepse doja të bëhesha gjithnjë e më mirë”, rrëfeu Rama.

Në vitin 2003, Rama ishte shqiptari i parë nga Kosova që u paraqit për kombëtaren e Zvicrës.

Ai sot për këtë thotë: “Është gjëja më e bukur që kam arritur”.

Ishte e papërshkrueshme, vështirë se mund ta shprehë me fjalë edhe sot e kësaj dite.

“E gjithë Kosova në atë kohë ishte krenare për mua”.

Vajza e tij, Alketa aktualisht luan në ekipin e dytë të FC Cyrihut dhe në kombëtaren e Kosovës.

Ajo i tha: “Babai, ti ke luajtur për Zvicrën dhe unë po luaj për Kosovën tani.

Shpresoj që me arritjet e mia t’i jap diçka vendit”.

Ai është shumë krenar për këtë dhe është veçanërisht i lumtur kur Alketa luan në stadiumin e Prishtinës: ku ai vetë e admironte kombëtaren si fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat