Ten Hag: Maguire nuk është opsioni jonë i pestë

Futboll

Ten Hag: Maguire nuk është opsioni jonë i pestë

Më: 28 janar 2023 Në ora: 13:06
Harry Maguire.

Trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag ka folur për situatën aktuale të mbrojtësit anglez, Harry Maguire.

Paraqitjet e Maguire gjithmonë janë përcjellë me kritika, dhe tani ai ka humbur vendin e titullarit që prej ardhjes së Lisandro Martinez.

Po ashtu, së fundmi ka pasur edhe spekulime se Maguire mund të largohet nga “Djajtë e Kuq”, por Ten Hag e ka përkrahur atë që të luftojë për vendin e titullarit në “Old Trafford”.

“Harry Maguire? Ai nuk është opsioni jonë i pestë. Harry duhet të luftojë për vendin e titullarit dhe gjërat mund të ndryshojnë, nganjëherë shumë shpejt”, tha Ten Hag.

“Unë mendoj që ai është përmirësuar dhe tani përgjegjësia është tek ai”, shtoi më tej trajneri holandez.

Harry Maguire nuk ka pasur minutazhë të kënaqshme këtë sezon, ku ka bërë vetëm tetë paraqitje në Premier Ligën angleze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat