Scholes shpjegon çfarë duhet të bëjë Arsenali për ta fituar Premier Ligën

Futboll

Scholes shpjegon çfarë duhet të bëjë Arsenali për ta fituar Premier Ligën

Më: 24 janar 2023 Në ora: 19:30
Scholes, Arteta dhe Trossard

Legjenda e Manchester United, Paul Scholes e ka lavdëruar punën që e ka bërë Arsenali për ta transferuar Leandro Trossard, por beson se pretendenti për titull duhet të synojë të bëjë më shumë transferime para se të mbyllet merkatoja dimërore.

“Topçinjtë” transferuan Trossardin nga Brightoni për 34 milionë euro, dhe sulmuesi belg bëri një paraqitje fantastike në debutimin e tij për klubin kundër Manchester United pasi që hyri në lojë si zëvendësues.

Ishte pikërisht pasimi i Trossard drejt Oleksandr Zinchenkos që e vuri këtë të fundit në pozitë për të harkuar, harkim ky i cili gjeti Eddie Nketiahn i cili shënoi golin e fitores ndaj United.

Ndërsa Scholes e cilësoi nënshkrimin e Trossard si një transferim të madh, fituesi i 11 herë i Premier Ligës e di vlerën e madhe të rezervistëve dhe beson se Arsenali duhet të përforcohet ende më shumë.

“Ata lojtarë të cilët inkuadrohen në lojë mund të mos jenë aq të mirë sa titullarët, por ata mund të jenë edhe më të mirë kur e startojnë ndeshjen nga banka rezervë. Kur Leandro Trossard u inkuadrua në vend të Gabriel Martinellit kundër United, nuk mendova se e dobësoi Arsenalin, dhe me të vërtetë nuk e bëri”, tha Scholes.

“Kështu që unë mendoj se Trossard është një transferim i shkëlqyeshëm. Dy ose tre më shumë do t’i jepnin më shumë motiv kësaj skuadre që të marshoj tutje dhe ta fitojë Premier Ligën”, tha më tej Scholes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat