Ballkani aranzhon miqësoren e dytë në tokën turke

Futboll

Ballkani aranzhon miqësoren e dytë në tokën turke

Më: 17 janar 2023 Në ora: 21:49
Ballkani

Ballkani do të zhvilloj një tjetër miqësore në Antalya, ku po kryen fazën përgatitore.

Kampioni në fuqi i Kosovës të mërkurën do të përballet me skuadrën bullgare Beroe.

Ky duel zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 14:00 me orën tonë lokale.

“Ditën e nesërme do të zhvillohet ndeshja e dytë miqësore. Ekipi do të provojë forcën ndaj Beroe , ekip e cila garon në Superligën e Bullgarisë”, ka shkruar faqja zyrtare e Ballkanit.

Ballkani një ditë më parë triumfoi 1:0 në miqësoren e parë kundër ekipit kazak, Kaysar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat