Ronaldo: Jam lojtar unik, prandaj kjo kontratë është unike

Futboll

Ronaldo: Jam lojtar unik, prandaj kjo kontratë është unike

Më: 3 janar 2023 Në ora: 18:46
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo edhe zyrtarisht është lojtari më i ri i skuadrës së Al Nassrit.

Ronaldo do të vazhdojë dy vitet e gjysmë të ardhshme në Arabinë Saudite, kështu duke i dhënë fund kapitullit të tij në futbollin evropian.

Al Nassri i ka ofruar 200 milionë euro në sezon Ronaldos, pagë kjo e cila do ta bëjë atë lojtarin më të paguar në histori të futbollit.

Tani, Ronaldo ka folur rreth kontratës së tij, të cilën e cilësoi unike, pasi që ai vet është lojtar unik.

“Kjo kontratë është unike pasi që unë jam një lojtar unik, kështu që për mua, kjo gjë është normale”, tha Ronaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat