Ronaldo i kryen me sukses vizitat mjekësore

Futboll

Ronaldo i kryen me sukses vizitat mjekësore

Më: 3 janar 2023 Në ora: 16:06
Ronaldo i kryen me sukses vizitat mjekësore

Cristiano Ronaldo i ka kryer me sukses vizitat mjekësore në klubin e tij tëri, Al-Nassr.

I buzëqeshur, ylli portugez e ka postuar një fotografi në profilin e tij në rrjetet sociale pasi i kreu kontrollet fizike, të cilat parashihen dhe janë të obligueshme gjithmonë para nënshkrimit të kontratës së re.

“Viziat u kryen”, ka shkruar 37 vjeçari.

Sot gjatë ditës pesë herë fituesi i Topit të Artë do ta nënshkruajë kontratën me klubin arab deri në vitin 2025, ndërsa pritet të paguhet deri në 200 milionë euro në vit.

Gjithashtu, përfaqësuesi portugez do ta mbajë edhe një konferencë për shtyp, përmes së cilës do ta shpjegojë vendimin e tij për ta vazhduar karrierën në Arabinë Saudite dhe për synimet që i ka me klubin e tij e të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat