Klopp: Pavarësisht se çfarë do të më thonë, Pele ishte më i miri

Futboll

Klopp: Pavarësisht se çfarë do të më thonë, Pele ishte më i miri

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 14:53
Pele dhe Klopp

Legjenda braziliane, Pele ka vdekur në moshën 82 vjeçare pas një përballje të gjatë me sëmundjen e kancerit në zorrën e trashë.

Bota e futbollit po vazhdon ta vajtojë vdekjen e Peles, ku ndër të fundit që reaguan për këtë gjë, ishte edhe trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.

“Pavarësisht se çfarë do të më thonë, Pele ishte më i miri. Nuk do ta harrojë atë”, tha Klopp.

Klopp e kishte mundësinë që ta takonte Pelen në një ngjarje në vitin 2006, së bashku me legjendën tjetër, Franz Beckenbauer.

Asokohe ishte ditëlindja e Klopp, dhe Pele i dhuroi atij një fanellë të Brazilit me numrin 10 me nënshkrimin e tij në të.

“Ata dy më treguan se edhe personi më i famshëm në planet, mund të jetë një djalë krejtësisht normal”, tha Klopp.

Ndërkaq, Klopp, si besimtarë i krishterë tha se aventura e Peles nuk ka përfunduar këtu, pasi që tani ai do të luajë futboll me lojtarë fantastikë nga e kaluara.

“Si i krishterë, mendoj se kjo nuk ka përfunduar për të. Tani ai do të luajë futboll në një stadium të mrekullueshëm me lojtarë fantastikë nga e kaluara”, tha Klopp.

Edson Arantes do Nascimento u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare, pasi ishte shtruar në spital që prej një muaji për trajtim të kancerit të tij. Situata e tij u përkeqësua pas mos funksionit të veshkave, dhe ndërroi jetë më 29 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat