Juventusi mendon goditjen e bujshme

Futboll

Juventusi mendon goditjen e bujshme

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 14:35
Juventusi mendon goditjen e bujshme

Çelsi synon të “heqë qafe” Ngolo Kan tenë dhe Zhorzhinjon. Rastësia do që të dy këta mesfushorë të kenë lindur në vitin 1991 dhe kontratat e tyre do të skadojnë në qershor të vitit të ardhshëm.

Praktikisht gjashtë muaj kohë dhe Juventusi dëshiron të përfitojë nga situata. Sigurisht, do të ketë konkurrencë pasi bëhet fjalë për dy profile me përvojë, të cilët mund të ishin të dobishëm për çdo skuadër.

Sipas thashethemeve nga Spanja, të raportuara nga “Elgoldigital”, “Blutë” do të synonin të rinovonin skuadrën dhe në këtë drejtim po shfaqen shumë aktivë për mesfushorin e Real Sociedadit, Zubimendi. Djaloshi i lindur në vitin 1998 mund të mbërrinte në këmbim të 60 milionë eurove të klauzolës së lirimit.

ZONJA NË PRITJE – Juve po e ndjek nga afër historinë, duke qenë se, tashmë në muajt e ardhshëm, ata mund të paraqesin një ofertë për të ‘punësuar’ Kantenë dhe Zhorzhinjon në rast se nuk gjejnë gjuhën e përbashkët për të vijuar karrierën e tyre te “Blutë”.

Në nivel numerik, secili prej tyre përfaqëson zëvendësuesin e Rabiosë që duket i detinuar për t’u larguar nga Torino.

Nënkampioni i Botës, në fakt ka kohë që shqyrton ofertat, teksa edhe gjatë turneut në Katar nuk humbte rast për të theksuar dëshirën e tij për të mos vijuar karrierën në Torino. Problem në mesfushë paraqet edhe situata me Leandro Paredesin.

Juvja kishte detyriin e blerjes vetëm nëse kalonte përtej grupeve të Champions-it, ndërsa tani që nuk e ka këtë “kleçkë” nuk do të ishte çudi që argjentinasi të paketohej mbrapsht për te PSG-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat