Henry shpreh dëshirën për t’u rikthyer si trajner

Futboll

Henry shpreh dëshirën për t’u rikthyer si trajner

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 19:27
Henry

Legjenda e futbollit francez dhe Arsenalit, Thiery Henry, ka thënë se do të dëshironte të rikthehej në menaxhim e ndonjë skuadre në të ardhmen.

Francezi aktualisht është ndihmës-trajner te Kombëtarja e Belgjikës,.

Ai mbetet në postin e tij pavarësisht largimit të Roberto Martinezit.

Krahas angazhimeve të tij me Belgjikën, Henry punon edhe me “Prime Video” në një rol ekspert.

Megjithatë, 45-vjeçari ka shfaqur dëshirën për t’u rikthyer si trajner. Deri më sot, ish-sulmuesi  ka dy përvoja menaxheriale.

Ai ishte trajner i Monacos për vetëm disa muaj gjatë sezonit 2018/19 përpara se të shkarkohej. Më pas ai drejtoi skuadrën kanadeze, Montreal Impact, nga nëntori i vitit 2019 deri në shkurt të vitit të kaluar.

Në një intervistë për “Prime Video”, Henry tha: “Sigurisht, duhet t’i marr parasysh fjalët e mia sepse aktualisht jam ndihmës-trajner në Kombëtaren e Belgjikës. Ne po flasim për të ardhmen. Një ditë, shpresoj [të bëhem trajner], nëse projekti është i drejtë… Nëse ka një mundësi, duhet ta vlerësoni”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat