Portieri i Argjentinës: Sa mirë që nuk jemi favoritë

Futboll

Portieri i Argjentinës: Sa mirë që nuk jemi favoritë

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 22:27
Portieri i Argjentinës

Emiliano Martinez, portieri që aktivizohet në radhët e Aston Villa-s në Premier League, është një nga lojtarët më të spikatur për Argjentinën në këtë Kupë Bote.

Portieri 30-vjeçar, dhuroi një kontribut të jashtëzakonshëm sidomos në çerekfinalen kundër Holandës pasi ishte vendimtar në ruletën e penalltive duke pritur dy të tilla.

Së fundmi, në lidhje me finalen ndaj Francës, aty ku sërish pritet të ketë shumë punë duke pasur përballë yjet e shumtë në radhët e “Gjelave”, Martinez shprehet se për të është mirë kur Argjentinën nuk e konsiderojnë favorite ndërsa shton se nëse ekipi mbrohet mirë atëherë ka shanse të mëdha për të triumfuar.

“Mua më vjen mirë kur konsiderojnë skuadrën kundërshtare si favorite ndaj nesh.

Por, e them me siguri të plotë se Argjentina nuk është inferiore ndaj askujt dhe nëse arrijmë të paraqitemi mirë në aspektin difensiv, atëherë kemi mundësi të lartë për të marrë trofeun”, u shpreh Martinez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat