Kuka: Cila skuadër është favorite?

Futboll

Kuka: Cila skuadër është favorite?

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 12:22
Kuka: Cila skuadër është favorite?

Gjatë mbrëmjes së sotme, në orën 20:00 pritet që të luhet gjysmëfinalja e parë e Kupës së Botës, ku Argjentina e Lionel Messit do të sfidohet nga Kroacia e Luka Modriç. I ftuar në studion e ABC Live në një bashkëbisedim me gazetaren Sibora Bitri, gazetari sportiv i ABC Bledar Kuka u shpreh se e ka shumë të vështirë që të bëjë një parashikim, por Argjentina ka pak më shumë mundësi për të fituar, për shkak të përgatitjes psikologjike më të lartë.

Megjithatë edhe Kroacia, sado një skuadër e vogël do tja bëjnë jetën e vështirë Argjentinës, u shpreh Bledar Kuka.

‘E kemi shumë të vështirë që të parashikojmë se cila skuadër do të dalë në finale, sepse të dyja skuadrat janë shumë të forta nga ana psikologjike, sot ndoshta do të jetë më shumë një betejë sesa një ndeshje futbolli’ tha Kuka.

Sipas tij të dyja ekipet nuk e kanë problem, lojën e ashpër apo provokimet, kapen te një fjalë, dhe krijohet ajo skema e reagimeve para ndeshjes, ku përmendet deklarata e trajnerit të Kroacisë i cili është shprehur që ‘eleminuam Brazilin, kemi fuqinë ta eleminojmë dhe Argjentinën’.

Për gazetarin sportiv të ABC Bledar Kuka ‘Modriç dhe Messi janë të dy lojëtarë që luajnë në mesfushë dhe krijojnë emocione të mëdha, Modric e fitoi më herët kupën e Botës, më pas Messi, të dy lojëtarë me Top të Artë. Dhe për të dy lojëtarët pritet që të jetë botërori i fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat