Alioski: Gjithmonë shkojmë për fitore, kështu do të jetë edhe tani

Futboll

Alioski: Gjithmonë shkojmë për fitore, kështu do të jetë edhe tani

Nga: K. Goca Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 14:36
Alioski

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll të enjten nga ora 18:00 do të luajë ndaj Finlandës, pastaj takohet me Azerbajxhanin.

Dy ndeshje miqësore që do t’i shërbejnë selektorit Milevski për të pa formën e futbollistëve.

Futbollisti shqiptar, Ezgjan Alioski, shprehet optimist para këtyre miqësore.

“Jemi të lodhur, kemi pasur shumë ndeshje. Është e rëndësishme që askush të mos lëndohet, këto ndeshje janë të rëndësishme që ne të luajmë më shumë, le të themi si një stërvitje më e fortë.

Është normale që duash t'i fitosh këto duele, nuk ka dyshim për këtë. Kërkohet gjithmonë një rezultat pozitiv.

Sa i përket renditjes së Maqedonisë, le të themi se është një statistikë. Kur fiton, ec përpara. Nuk është aq e rëndësishme. Nuk ka favorite në futbollin e sotëm, por duhet të përpiqemi gjithmonë për një rezultat më të mirë.

Ne kemi cilësinë, duhet reflektuar në fushë.

Kundërshtarët që kemi përballë janë cilësor dhe duhet gjetur motivim shtesë për këto ndeshje. E them edhe një herë, nuk është e lehtë të vish dhe të japësh gjithmonë maksimumin pas gjithçkaje që ka ndodhur në periudhën e kaluar. Megjithatë, në fund të fundit, kjo është kombëtare dhe duhet të jesh gjithmonë në nivelin më të lartë” – tha Alioski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat