Vidal “kërcënon” Real Madrid!

Futboll

Vidal “kërcënon” Real Madrid!

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 17:43
Vidal “kërcënon” Real Madrid!

Flamengo u shpall kampione në Kupën Libertadores teksa mposhtën me rezultatin 1-0, Athletico Paranaense. Objektivi i radhës për skuadrën braziliane tashmë është Botërori i Klubeve, ku sigurisht pengesa drejt trofeut do të jenë Kampionët e Europës, Real Madrid.

Megjithatë, në organikën e Flamengos është një si Arturo Vidal, që në karrierën e tij është përballur shpesh me madrilenët.

Edhe pse nuk ka fituar gjithnjë kundër tyre, kiliani ka eksperiencën e duhur për të luajtur ndaj yjeve të ekipit spanjoll, ndërsa atmosferën ka nisur ta nxehë dhe të përgatisë shokët e tij nëpërmjet një kënge.

“Real Madrid do të thyejmë në mes”…, ishin vargjet e kënduara nga Vidal, që sigurisht nuk mundi të mos përdoret edhe disa fjalë të tjera më ofenduese ndaj Los Blancos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat