Rilindja e Muriqit në Spanjë, trajneri: I shëmtuar, por e duam shumë

Futboll

Rilindja e Muriqit në Spanjë, trajneri: I shëmtuar, por e duam shumë

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 13:56
Muriqi

Vedat Muriqi shënoi gjatë fundjavës golin e tij të gjashtë në nëntë ndeshje në La Liga, duke u konfirmuar si një nga sulmuesit më në formë të kampionatit spanjoll.

Veç një vit më parë, ai përshkruhej nga shtypi italian pothuajse si një futbollist amator, sigurisht dështimi më i madh i merkatos së Lazios.

Muriqi i ka lënë pas polemikat dhe ofendimet italiane, dhe ka gjetur “shtëpi” në ishullin spanjoll, ku të gjithë e thërrasin “Pirati”.

Dashurinë e tifozëve për të e pohon edhe trajneri i Mallorca, Javier Aguirre. “Besoj se Muriqi ishte fati jonë. Vjet kishim një opsion për blerje por nuk i arrinim ato shifra. Pastaj ai nuk kaloi vizitat mjekësore në Brugges, dhe Lazio uli çmimin për ne”, rrëfen trajneri që shton duke qeshur se “është pak i shëmtuar, por në e duam të gjithë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat